Lifestyle
Shoqja jote e ngushtë është vërtet shoqja e ngushtë?
8 Shkurt, 2022 | 12:57 pm

Marrëdhëniet njerëzore janë të formave të ndryshme dhe të gjitha ndërtohen mbi baza besimi, respekti dhe dashurie.
Nëse një nga këta element humbet, shumica e lidhjeve janë të destinuara të ndërpriten.
E njëjta gjë ndodh edhe me miqësinë mes dy vajzash.
Më poshtë do t’ju listojmë 3 gjëra që duhet të keni parasysh nëse dyshoni se miqësia juaj nuk po funksionon siç duhet:
1. Miqtë e shtirur përpiqen të të ndryshojnë dhe nuk të lejojnë të jesh vetja
2. Ata mendojnë se kanë gjithmonë të drejtë
3. Të përmendin çdo gabim që ke bërë në zënkën më të thjeshtë
Këto tre këshilla gjejnë përdorim edhe më të gjerë, prandaj tregohuni vigjilentë.
















































