Kryefjala Logo

Shokuese/ 14-vjeçarja abuzohej prej një viti seksualisht nga babai i saj, e zbuloi nëna teksa…

13 Janar, 2021 | 9:32 pm

Një ngjarje shokuese raportohet nga mediat italiane. Sipas Treviso Today një 14-vjeçare shqiptare abuzohej seksualisht prej të paktën një viti nga babai i saj dhe kjo është zbuluar në mënyrë krejt të rastësishme.

Nëna e vajzës e cila dhunohej nga bashkëshorti i kishte thënë vajzës së do të vriste veten. 14-vjeçarja i ishte lutur që mos ta linte vetëm me të atin.

Ajo më pas ka vendosur që të hetojë se çfarë po ndodhte dhe ka zbuluar që vajza e saj abuzohej seksualisht pikërisht nga i ati.

Babai “monstër” u largua nga banesa, ndërsa gjykata vendosi një ndihmë sociale për të shoqen dhe fëmijët e tyre.

E mitura tha se në fillim i ati e kishte ngacmuar duke e prekur me duar ndërsa më pas e kishte abuzuar atë seksualisht.

Të ngjashme