Kryefjala Logo

Shokon Lediana kërkon të largohet nga emisioni: Nuk e përballoj dot, jam…

18 Janar, 2021 | 9:11 pm

Lediana, e cila iu bashku a”PërPuthen” vetëm një muaj më parë, ka befasuar sot, ndërsa tha se kërkon të largohet nga emisioni.

E prekur, ajo sqaroi se e ka të vështirë ta përballojë presionin dhe se nuk po e gjen dot veten mes konkurrentëve të tjerë.

“Unë jam tip i ndjeshëm, nuk kam arritur ende të futem në rrethin tuaj dhe ndaj nuk ju përshëndes, jo që jam mendjemadhe. E kam të vështirë ta përballoj presionin e gjithë kësaj. Nuk kam arritur kom atë shfaq atë që jam në të vërtetë”, tha ajo.

Pas pjesës së parë të emisionit, ajo mori një pauz, në mënyrë që të qetësohet dhe të reflektojë.

Ditën e djeshme ajo ishte në qendër të vëmendjes pasi në takimin që pati me Mevlanin në një moment e përqafon ndërkohë që mendonte se regjistrimi kishte përfunduar.

Më pas asaj ju shpjegua që kamerat rrinë gjatë gjithë kohës në rekord dhe kjo shkaktoj mjaft polemika pasi ajo akuzoi produksionin për thikë pas shpine.

Ajo kërkoi që ky moment mos të transmetohej.

Madje teksa ishin në studio drejtuesja e emisionit Bora i tha që mund të çohej dhe të largohej nga emisioni.

Pritet që në puntatën e ardhshme të sqarohet vendimi i saj përfundimtar për qëndrimin apo largimin nga emisioni.

Të ngjashme