Kryefjala Logo

Sherr me burrin, 43 vjeçarja hidhet nga ballkoni

31 Dhjetor, 2024 | 3:24 pm

Policia e kryeqytetit ka arrestuar një 52-vjeçar pasi ditën e djeshme është konfliktuar me bashkëshorten e tij për motive të dobëta.

Pas sherrit, gruaja 43 vjeçe është hedhur nga ballkoni shtëpisë dhe për pasojë është dëmtuar. Ajo u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:
U arrestua L. N., 52 vjeç, pasi ditën e djeshme, në banesë, është konfliktuar verbalisht për motive të dobëta, me bashkëshorten e tij, shtetasen Xh. N., 43 vjeçe, e cila pas konfliktit është hedhur nga ballkoni i banesës dhe për pasojë është dëmtuar.

Aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Të ngjashme