Showbiz
Sara Kapo rikthehet në Fest 64 me një histori dashurie
12 Nëntor, 2025 | 5:41 pm

E ftuar në emisionin Çasti i Duhur nga Fjodora Fjora e ftuar ishte një nga pjesëmarrëset e FEST 64 Sara Kapa e cila ka rrëfyer për këtë rikthim në festival pas pjesëmarrjes së saj në Festivalin e 61 të këngës. Artistja shumëdimensionale, vjen në Fest 64 me këngën “Të dua shumë”, por me një histori ndryshe, ku Sara nuk është më personazhi kryesor, por rrëfimtarja e një historie dashurie.
“ Kënga është pjesë e një ipie, pra një koleksioni këngësh, kjo është në mes. Është një histori dashurie, vajza po jep, por nuk po merr asgjë mbrapsh. Ishte interesante për mua të isha personazh në këngë, pra nëse herën e parë e kisha shumë personale, kurse në këtë këngë jam personazh. Kujtëdo që ja kam treguar këngën e ka pëlqyer. Në këtë projekt kam punuar me Tomorr Kuçin, I cili është orkestruesi i këngës , një djalë i talentuar kosovar”.
Më tej Sara ka rrëfyer edhe marrëdhënien me mamin e saj, Ema Andrean ndërsa ka marrë një dedikim nëpërmjet një video mesazhi Sara e emocionuar ka rrëfyer se Ema ka qënë gjithmonë busulla e saj në jetë. “Mamaja ime është frymëzim për mua, e kam pasur shembull dhe e kam ndjekur nga pas . Kur rritemi marrëdhënia me prindin ndryshon, jemi ne që i njohim më shumë ata, dhe jo ata ne”.
Përsa i përket anës skenike ajo vendosi të mos zbulonte asgjë, duke lënë gjithçka surprizë për netët e festivalit.










































