Showbiz
Sara ishte shkaku i zënkës mes Bardhit dhe menaxherit, reagon ajo; U shokova
20 Korrik, 2024 | 2:20 pm

Sara Gjordeni ka reaguar pas thashethemeve se ishte pikërisht ajo “molla e sherrit” që çoi në përfundimin e kontratës mes Bardhit dhe menaxherit të tij, Jetmir Agaj, i cili doli hapur kundër lidhjes së tyre teksa çifti ishin në Big Brother Vip.
Ajo shkruan se u shokua kur doli nga shtëpia e Big Brothet Vip dhe zbuloi ofendimet që Jetmiri kishte bërë kundrejt saj, por theksoi se kurrë nuk ka ndërhyrë në raportin mes tyre.
“Bardhi është i rritur vetë dhe nuk i merr gruas dorën se çfarë bën me karrierën e tij. Unë jam juriste bankash, jo menaxhere artistash”, theksoi ajo.
Gjithashtu shtoi se Bardhi dhe ish-menaxheri i tij janë ndarë për çështje biznesi.
“Jam duke duruar prej kohesh ofendime fyerje dhe shpifje mbi kurrizin tim per cdo gje qe i perket bardhit por ka ardhur koha te flas; Une nuk kam lidhje me marredhenien e Babdhit dhe Jetmirit. Pakenaqesite e mia ne lidhje me kete te fundit, kane qene mbi ato qe ka folur per mua personalisht gjate kohes qe kam qene e mbyllur ne big brother. Dhe per kete skam pasur faj sepse sdija cb???? jashte.
Normal qe kur dola do shokohesha qe njeriu me i afert i te dashurit tim kishte bere nje lum ofendimesh jashte pa me njohur. Ama kurre nuk kam nderhyre ne marredhenien e tyre ndryshe nga cjane perpjekur te futen ne marredhenien time me bardhin.
Bardhi dhe jetmiri jane ndare per ceshtje biznesi dhe teresisht kontraktuale! As se ka gruan e keqe, as se i tha gruaja, as se e meson gruaja, as se eshte mosmirnjohes asgje e tille. Jam e lodhur duke lexuar emrin tim ne cdo portal duke me vene ne kurriz faje qe si kam hak se jam ne qetesine time duke rritur femijen. Nuk e di si skeni limite as ne ketο momente kaq delikate per mua.
Bardhi eshte i rritur vete dhe nuk i merr gruas doren se cfare ben me karrieren e tij. Une jam juriste bankash, jo menaxhere artistash”, shkruan Sara Gjordeni.














































