Kryefjala Logo

Sabiani reagon për herë të parë për lidhjen e Kristit dhe Kejsit: “Zorraxhinj nuk dua në shtëpi”…

24 Shkurt, 2023 | 9:14 pm

Sabiani ka reaguar për herë të parë në lidhje me romancën mes vajzës së tij Keisi dhe Kristi Aliajt. Në një video të shpërndarë në profilin e tij në Tik Tok, duke iu referuar një shprehjeje të përdorur në një interviste të mëparshme të dhënë në emisionin e drejtuar nga Ermal Mamaqi, ai u shpreh se nuk dëshiron “zorraxhinj në shtëpi”.

Kujtojmë se Sabiani dhe Robert Aliaj nuk kanë reaguar ende për lidhjen e fëmijëve të tyre. Nga ana tjetër, e ëma e Kristit, Mimosa Dino e përmendi Keisin në mesazhin për djalin por nuk tha nëse e pëlqente këtë lidhje për djalin e saj.

Nga ana tjetër shumë skeptikë ka edhe në rrjete sociale duke e konsideruar lidhjen e Kristit dhe Kejsit si lojë dhe aspak reale.

Të ngjashme