Kryefjala Logo

Ronela Hajati surprizon me linjat e saj prej modeleje. Sekreti i këngëtares?

8 Dhjetor, 2025 | 8:36 pm

Ronela Hajati po habit publikun me një trasformim të dukshëm fizik, duke u shfaqur së fundmi me linja elegante që shumë fansa i kanë krahasuar me ato të modeleve profesioniste. Çdo dalje e saj në rrjetet sociale po merr vëmendje të madhe, jo vetëm për stilin dhe vetëbesimin karakteristik, por edhe për ndryshimin e ndjeshëm në siluetë.

Por cili është sekreti i Ronelës?IMG 2290

Burime pranë këngëtares thonë se Ronela ka nisur prej muajsh një regjim të rregullt që kombinon aktivitetin fizik me kujdesin ndaj ushqimit dhe orareve të gjumit. Ajo thuhet se i kushton një pjesë të mirë të ditës stërvitjes, duke alternuar kardio me ushtrime force që ndikojnë në tonifikimin e trupit. Gjithashtu, Ronela ka theksuar edhe më herët se ka filluar t’i kushtojë më shumë rëndësi shëndetit emocional dhe balancës mentale, duke ndikuar pozitivisht edhe në formën fizike.

Fansat nuk kanë ngurruar të vërshojnë komente miratuese, duke e komplimentuar për ndryshimin dhe energjinë e re që përcjell. Ndërkohë Ronela, si gjithmonë, po e shijon këtë fazë të re të jetës së saj pa presion, me humor, vetëbesim dhe stil, duke treguar se transformimet më të bukura vijnë kur i bën për veten tënde.

Të ngjashme