Showbiz
Rikthehet debati: Jonida Maliqi flet për marrdhënien me Elvana Gjatën sulmin e fansave
12 Nëntor, 2025 | 5:52 am

Në qoshen e Podfestë moderuar nga Olti Curri Jonida Maliqi dhe Zana Çela iu përgjigjën pyetjeve ngacmuese të gazetarit. Jonida Maliqi sqaroi edhe njëher se pikët që i dha këngëtares Elvana Gjata vitin e kaluar në festival nuk përmbanin asgjë personale.
“ Ana personale nuk ka të bëjë fare me gjykimin tim si anëtare jurie. Elvanën e njoh që të vogël, është një artiste që e kam vlerësuar gjithmonë. Ama në fest 63 vlerësova këngën dhe jo artisten”, u shpreh Maliqi.
Olti Curri: A të kanë sulmuar fansat e Elvanës?
Jonida Maliqi ; Më kanë sulmuar!
( kujtojmë se pati një debat të gjërë vitin e kaluar sa i përket vlerësimit të Jonida Maliqit kundrejt Elvana Gjatës, ku u duk se mes dy artiseve , dikur shoqe kishte hatërmbetje të dukshme duke qënë se kjo e fundit e vlerësoi këngëtaren në vendin e tretë.
Ndërsa nga ana tjetër kryetarja e Jurisë Zana Çela e vlerësoi Elvana Gjatën me pikët maksimale .












































