Kryefjala Logo

Reporteri që u përpoq të intervistonte trupin e pajetë në vendin e ngjarjes.

16 Qershor, 2021 | 8:33 am

Aracaju, Brazil. Një reporter lokal u përpoq të intervistonte një trup të vdekur të shtrirë në tokë në vendin e një vrasjeje.

Fillimisht interviston një polic, i cili shpjegon se si ndodhi krimi, pastaj bën disa pyetje dhe merr përgjigje, nga dy të dyshuar të prangosur dhe të vendosur në terren nga policia.

Tashmë intervistimi i të dyshuarve të prangosur dhe të shtrirë në tokë mund të jetë e mjaftueshme për ta bërë filmin të pabesueshëm, por gazetari, në fakt i afrohet një burri tjetër të shtrirë në tokë dhe i bën disa pyetje duke i dhënë mikrofonin afër fytyrës së tij.

Pasi ka pritur disa sekonda, gazetari megjithatë kupton që burri nuk përgjigjet jo sepse nuk pranon të komentojë por është i pajetë.

Pasi e kuptoi gafën e pabesueshme, gazetari vazhdon të flasë, duke thirrur: “E pabesueshme, isha gati të intervistoja një person që tashmë ka vdekur!”

Të ngjashme