Aktualitet
Reagon avokati për familjen e Martinit:”Po bombardohet”
29 Nëntor, 2024 | 9:27 am

Një ëngjëll iu shtua parajsës 10 ditë më parë kur gjithë Shqipëria u trondit nga lajmi i kobshëm se Martini,vetëm 14 vjeç u vra nga një moshatar i tij.
Avokati Redi Ramaj ishte i ftuar në emisionin “Top Story”, ku ka folur për gjendjen emocionale të familjes së Martinit. Ai është rrëfyer se familjarët po bombardohen nga fakte të ndryshme për ngjarjen e rëndë.
“Familja është në një gjendje të kuptueshme normale. Ka humbur një fëmijë 14 vjeç, të cilin e kishin çuar në shkollë për të marrë dije. I ati i Martinit është njeri i fortë, por po ‘bombardohet’ se si shkolla, policia e ka trajtuar këtë ngjarje deri më sot. Të tjera fakte dalin dhe u thuhet familjarëve dhe të tjera thotë policisë.”, u shpreh ai.

















































