Kryefjala Logo

Rame Lahaj, kryetari i jurisë Fest 64′ : Një festival me kualitet të lartë, jam i lumtur dhe do të zgjedhim më të mirët

20 Dhjetor, 2025 | 11:17 pm

Kryetari i jurisë së Festivalit të Këngës 64, Rame Lahaj, ka vlerësuar lart nivelin e këtij edicioni dhe përkushtimin e jurisë në procesin e përzgjedhjes së këngëve më të mira.


“Me jurinë jemi takuar disa herë për t’i rianalizuar, për të debatuar dhe për të diskutuar për këngën më të bukur,” tha Lahaj, duke shtuar se qëllimi është të nxiten kompozitorët, tekstshkruesit dhe interpretuesit e rinj.


Ai theksoi se ky Festival nuk është vetëm një garë këngësh, por edhe një motiv për talentet e reja: “Do doja që ky Festival të kthehet në motiv për kompozitorë të rinj, për tekstshkrues të rinj dhe për performuesit.”


Sipas Lahajt, kualiteti i lartë i këtij edicioni nuk qëndron vetëm te këngët, por edhe te juria: “Jam i lumtur që ne kemi këtë kualitet jo vetëm në aspektin e këngëve të programit, por edhe të jurisë. Ne e kemi ndihmuar shumë njëri-tjetrin duke dhënë secili atë specifikën e vet për të arritur tek një përzgjedhje sa më e mirë.”


Me këtë përkushtim, Fest 64 premton të sjellë një edicion të pasur me performanca të jashtëzakonshme dhe të nxjerrë në pah talentet më premtuese të skenës shqiptare.

Të ngjashme