Lifestyle
Që rruga e dashurisë të ecë si vaji,ndiq këtë drejtim:
23 Shkurt, 2022 | 1:46 pm

Bëje të qartë çfarë do dhe lëri hapësirë edhe personit tjetër të bëjë të njëjtën gjë. Flisni përherë hapur, pa sinjale e nënkuptime.
Mos prano copëza dashurie. Një person që nuk tregon seriozitet në dashuri dhe mënyrën si të përkushtohet, nuk e meriton farë vëmendjen tënde.
Mos u trego i pasigurt. Partneri do përfitojë gjithmonë nga ajo ndjesi që ti i jep dhe do e shfrytëzojë në favor të vetes.
Mos u var nga aprovimi i tij. Nuk duhet të kërkosh asnjëherë aprovimin e dikujt që të përcaktoj personin që je dhe si ndihesh. Asnjëhere nuk do i kënaqësh të gjithë.
Mos shko pas djemve të pashpresë. Nuk ke pse i dedikon jetën tënde rregullimit të jetës së dikujt tjetër.
Mos ki frikë nga refuzimi. Ai nuk të do? E çfarë pastaj? Jeta vazhdon, madje më e bukur, e plot risi. Tjetri…
Një lidhje nuk të bën të lumtur. Para se të kërkosh dikë, duhet të kesh gjetur lumturinë brenda vetes tënde.















































