Lifestyle
Pse jemi më të lumtur gjatë verës?
16 Qershor, 2021 | 8:34 am

1. Drita ndikon në ndryshimin e rutinës sonë të gjumit.
Orët e ndryshuara mes ditës dhe natës kanë ndikim tek mënyra se si flemë. Gjatë verës njerëzit flenë më herët, zgjohen më herët dhe gjumi që bëjnë është shumë më i shëndetshëm krahasuar me atë të dimrit.
2. Edhe zakonet në të ushqyer ndikojnë gjithashtu.
Sezoni i festave gjatë dimrit vjen me ushqime të rënda të cilat i konsumojmë për një kohë të gjatë.Ushqimet e verës janë ndryshe: kanë energji mjaftueshëm, janë të lehta dhe për më tepër nuk na rëndojnë.
3.Dielli i bën mirë trupit tonë!
Përveç kujdesit që duhet të tregojmë ndaj tij mos harrojmë se Vitamina D ul rrezikun e sëmundjeve kardiake dhe prostatës madje lufton edhe depresionin.
















































