Kryefjala Logo

PS-së i ikin socialistët te LSI, Kryemadhi: Rilindja i donte për tu marrë pushtetin, statusi i Gjebreas si “Dhelpra dhe rrushtë”

17 Nëntor, 2020 | 12:35 pm

Ndërsa LSI vijon fushatën e anëtarësimeve të reja, një pjesë e konsiderueshme e tyre vinë edhe nga radhët e Partisë Socialiste.
Por ky fakt  nuk është pritur mirë nga përfaqësues të PS.
Deputetja socialiste, Elona Gjebrea, reagoi dje me anë të një statusi për njësinë një në kryeqytet,  duke deklaruar se socialistët e vërtetë janë ata që kanë ideale dhe jo ata që rendin për të ndërruar ombrellën e partisë sa herë kanë zgjedhje.

Por nuk ndan të njëjtin mendim Monika Kryemadhi, duke deklaruar se socialistët që janë afruar pranë LSI kanë qenë në presion të vazhdueshëm nga drejtorët e bashkisë së Tiranës dhe se ata nuk i nevojiten më sektit të Rilindjes që i donte vetëm për tu marrë pushtetin.
Për vetë zonjën Gjebrea risolli fabulën “Dhelpra dhe rrushtë”.
Kryemadhi: Statusi i zonjës Gjebrea ka ardhur si rezultat i dështimit të një tentative tjetër të drejtorëve të bashkisë së Tiranës duke i kërcënuar këta socialistë që duan të çlirohen nga kapja. Pasi nuk ju eci metoda e kërcënimit bënë një status që jeni të panevojshëm për ne. Sekti i Rilindjes që ka ozurpuar PS nuk ka nevojë më për socialistët, i donte për t’ju marrë pushtetin, nuk i konsideron më ata. Përkundrazi i quan të dështuar, të humbur. Socialistët që po i bashkohen LSI e gjejnë veten.Do të përmed fabulën “Dhelpra dhe rrushtë”, pasi dhelpra nuk arrinte të pakte rrushin thoshte është i papjekur. Edhe historia e statusit të zonjës Gjebrea nuk është gjë tjetër. Këta socialistë duhen të shkëputen nga zhinxhirët e kapjes së karrierës së tyre politike. LSI jo vetëm i ka të hapur dyert për çdo socialist por për çdo qytetar dhe qytetarë që edhe nëse nuk e sheh veten pjesë të një flamuri politik mund ta gjejë veten e tij, mund të jetë vendimmarrës dhe politikbërës.

Të ngjashme