Kryefjala Logo

Protestuesit: Të japë dorëheqjen. Ogerta Manasterliu ministrja që zgërdhihet me gjakun e adoleshentit

21 Nëntor, 2024 | 3:42 pm

Ditën e sotme është mbajtur protesta nga qytetarët për vrasjen e 14 vjeçarit Martin Cani. Qytetarët vërshuan prej shkollës Fan Noli tek Ministria e Arsimit me pankarta në duar dhe thirrje për dorëheqjen e ministres Ogerta Manastirliu.

Dorëheqje, largoju, ik, iku’ kanë vazhduar për disa minuta thirrjet e qytetarëve në protestën e nisur nga shkolla ‘Fan Noli’ e më pas tek Ministria e Arsimit.

Thirrjet për dorëheqjen e Manastirliut kanë qenë të shumta pasi situata ka qenë mjaft e ndërlikuar, jo vetëm për fatin tragjik të 14 vjeçarit që u vra tek dera e shkollës, por edhe për faktin se teksa në Parlament deputeti i PD Asllan Dogjani kërkonte të mbahej 1 minutë heshtje, Ogerta Manastirliu, Belinda Balluku dhe Mirela Kumbaro u zgërdhinin nga të qeshurat duke mos respektuar tragjedinë që kishte ndodhur.

Në Shqipëri gjithmonë sipas traditave mbahet heshtje dhr tregohet respekt për mortin, por duket se ministret jo vetëm që nuk e kanë respektuar por janë zgërdhirë duke mos treguar aspak mëshirë. Në një moment ku duhet të gjithë së bashku të ishin në zi, ato zgjodhën ta kalojnë me humor.

B375D4E4 FA15 4E04 8D51 D52E90CC79D8CAA114CE 65D7 4E74 B333 5D750FA263736A9B4CA7 56A6 482E A1BA DC907FC876ABC3E899B8 E653 493C A6F2 C30372A575BB86D0CE19 D168 4F17 BACF FE57C099A89718D01B73 32D4 45B2 A910 CEB7C6AB5CAB

Të ngjashme