Showbiz
“Prezanton emision kur nuk di të flas shqip”, pas deklaratave virtuale, përballen Aulona Musta dhe Beniada Nishani
2 Dhjetor, 2025 | 6:08 am

Një deklaratë e gazetares dhe opinionistes Aulona Musta në podcast-in “The Dalina Show”, disa kohë më parë bëri xhiron e rrjetit,teksa ajo u shpreh;
“Për mua fakti që Beniada prezanton një emision pasditeje, kur nuk di të flasë shqip siç duhet…”, shprehet Aulona.
Pas publikimit të trailer-it të emisionit, Beniada ka ndarë një video në InstaStory, ku duket si një kundërpërgjigje për deklaratën e Aulonës.
“Qentë le të lehin, karvani ec përpara,” shprehet ajo, ndërsa përgatitet për emisionin e radhës.
E duket se tani më Aulona dhe Beniada u përballën. Në puntatën e fundit të “Për’puthen”, një pyetje e bërë nga Megi ndezi një debat të fortë mes opinionisteve Aulona dhe Beniada, duke sjellë replika të drejtpërdrejta. Sigurisht një pyetje jo e rastësishme.
Gjithçka nisi me pyetjen:
“A mund të jetë opinioniste dikush që nuk flet mirë shqip?”
Kjo pyetje u interpretua menjëherë si një goditje ndaj Beniadës, e cila reagoi, por kërkoi sqarim:
“Pyetja është për mua apo Aulonën?”
Megi vijoi duke theksuar se po ia drejtonte Aulonës:
“Po pyes Aulonën, të intereson përgjigjja?”
Beniada: “Jo fare, por unë jam e edukuar dhe dëgjoj.”
Pas kësaj, fjala iu dha Aulonës, e cila artikuloi mendimin e saj duke mbajtur një qëndrim të qartë:
“Një opinioniste që s’flet mirë shqip mund të jetë dhe të japë mendimet e saj, sepse kushdo ka të drejtë të japë mendime, patjetër që dhe një vajzë që nuk e flet mirë shqipen.
Por unë i qëndroj idesë sime që një prezantuese nuk mund të jetë dot nëse nuk e flet mirë shqipen. Njësoj sikur unë s’mund të bëj dot një emision politik. Nëse do më thonin ta bëja unë e di që do isha një tmerr.”
Beniada sërish reagoi duke thënë:
“Zemër, unë mendoj që secili prej nesh ka karakteristikat e veta dhe secili ka mënyrat e veta për t’u shprehur. Ka njerëz që mbase s’e kanë gramatikën perfekte, por më mirë të flasësh me komunikimin e zemrës sesa me komunikimin perfekt por me gjuhën e urrejtjes.”
Në fund, të dyja mbrojtën perspektivën e tyre,por u duk se vendosën një paqe.












































