Lajme nga vendi
Presidenti Ilir Meta përkujton Nako Spiron: Nuk pranoi vasalitetin nga Jugosllavia
20 Nëntor, 2020 | 2:13 pm

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot 73-vjetorin e vdekjes së Nako Spirut, organizatori, frymëzuesi dhe drejtuesi kryesor i Rinisë Antifashiste.
Përmes një postimi në “Facebook” kreu i shtetit thekson se Spiro ishte intelektuali i shquar dhe publicist i talentuar, i cili dha gjithë dijet dhe energjitë i vendosi në shërbim të Shqipërisë, tek jeta dhe vepra e tij, mbizotëroi përherë deviza: “Atdheu, mbi partinë“.
















































