Lajme nga vendi
FOTO/ 100 dritare për 100-vjetorin e Pavarësisë, Meta viziton xhaminë unike në Dibër të Madhe
23 Nëntor, 2020 | 12:16 pm

Gjatë vizitës së tij në Dibër të Madhe, presidenti i Republikës Ilir Meta vizitoi edhe Xhaminë e Sahatit në këtë qytet.
Përmes një foto-postimi në rrjetet sociale, kreu i shtetit vlerëson arkitekturën unike të objektit të kultit me 100 dritare të cilat simbolizojnë edhe 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Në oborron e kësaj xhamie prehet edhe atdhetari i shquar Said Najdeni.
“Kënaqësi e veçantë të vizitoja Xhaminë e Sahatit në Dibër të Madhe, unike për nga arkitektura, veçanërisht për 100 dritaret e saj, në shenjë simbolike të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Falënderoj Myfti Reshat Kaçallniku dhe të gjithë klerikët e nderuar shqiptarë në Maqedoninë e Veriut për punën e shkëlqyer që bëjnë për promovimin e vlerave më të mira hyjnore dhe kombëtare.
Gjatë kësaj vizite nuk mund të mos ndalesha për të nderuar jetën dhe veprën e atdhetarit të shquar Said Najdeni, i cili prehet në oborrin e kësaj xhamie”, shkruan Meta në postimin e tij.



















































