Kryefjala Logo

Preket nga Covid babai i Çiljetes, kengetarja mungon ne interviste!

27 Janar, 2021 | 6:42 pm

Ditën e sotme, këngëtarja Ciljeta Xhilaga duhet të realizonte një intervistë për emisionin e mëngjesit “Wake Up”, me Isli Islamin dhe Ori Nebiajn.

Mirëpo, këngëtarja s’ka mundur dot të jetë e pranishme në emision për shkak të një problemi shëndetësor në familje.

Babai i këngëtares është infektuar me Covid-19 dhe duket se gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar, aq sa ai do të futej në intubim.

Këtë e ka treguar moderatori Isli Islami, i cili është shprehur:

“Këngëtarja Çiljeta Xhilaga, e cila sot do të ishte pjesë e “Wake Up”-i, por këtë mëngjes na ka lajmëruar nëpërmjet një mesazhi që ka të atin të sëmurë që është për intubim. Të shkuara babait të Çiljetës. Në këtë formë na lajmëroi që nuk mund të jetë dot pjesë e diskutimit”, bëri të ditur Isli.
Gjithashtu edhe ne i urojmë shërim të shpejtë babait të këngëtares.

Të ngjashme