Politike
Policia i vendos sërish gjobë, Kryemadhi: Më 25 prill do t’ja çjerrim maskën Ramës
5 Nëntor, 2020 | 1:54 pm

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zhvilluar takim ditën e sotme me banorët e prekur nga tërmeti në Durrës.
Gjatë diskutimeve janë grumbulluar qytetarët duke diskutuar problematikat, ndërsa sakaq ka mbërritur edhe policia.
Efektivët kanë kërkuar shpërndarjen e turmës, teksa kanë kërcënuar Kryemadhin për vendosje gjobe si pasojë e mosmbajtjes së maskës në ambiente publike. Transparente është treguar kryetarja e LSI, e cila me tone të larta ka terguar të dhënat e saj.
“Vendose gjobën. Unë jam Monika Kryemadhi, vajza e Ramazan Kryemadhit. Lindur më 9 prill 1974”, dëgjohet kryetarja e LSI.
Ajo ka firmosur gjobën e caktuar nga Policia, ndërkohë që ndaj saj është marrë e njëjta masë administrative edhe ditën e djeshme në një takim me banorët e Kombinatit.

















































