Lajme
E rëndë në Përmet, goditet nga rrufeja, humb jetën 68-vjeçari në mal
27 Qershor, 2026 | 12:45 pm

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Përmetit, ku një 68-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur nga rrufeja gjatë kohës që ndodhej në mal.
Viktima është identifikuar si Syrja Karati, banues në fshatin Ballaban. Sipas informacioneve paraprake, ai ndodhej në malin e Trebeshinës, në vendin e njohur si Zaçe Be, kur është goditur nga një shkarkesë elektrike atmosferike.
Për pasojë, 68-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje. Autoritetet kanë nisur verifikimet për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa të dhënat e deritanishme tregojnë se shkaku i vdekjes ka qenë goditja nga rrufeja.


















































