Kryefjala Logo

“Ajo tha PO”, gazetari i propozon në gjunjë partneres

27 Qershor, 2026 | 8:53 am

Përmes një surprize romantike në bregdet, gazetari Osman Stafa ai i ka propozuar për martesë partneres së tij, Kristina Belba, e cila i ka thënë “Po”.

Vetë gazetari ka ndarë lajmin me ndjekësit në rrjetet sociale, me anë të disa pamjeve nga propozimi mes luleve të bardha, qirinjve dhe perëndimit të diellit.

“Ajo tha: ‘Po.’  Është fryma, që kur s’e ke, nuk jeton. Është ajo, më e bukura e dheut. Kristina ime. Të dua”, shkruan Stafa.

 

Osman Stafa është një nga zërat më të njohur të gazetarisë shqiptare, i angazhuar prej vitesh në denoncimin e problematikave sociale, veçanërisht atyre që lidhen me sistemin publik shëndetësor.

Të ngjashme