Kryefjala Logo

Plas sherri mes Benitës dhe Labit, banorja ngrihet për ta goditur

11 Shkurt, 2026 | 3:13 pm

Një debat i ashpër ka ndodhur së fundmi në mes të Labinot Rexhës e Benita Zenës.

Këngëtarja u lëndua nga Labi pasi ky i fundit i tha se ajo i ka bërë gjërat me sponsor. Në atë moment situata u agravua dhe Benita u çua për ta goditur. I menjëhershëm ishte reagimi i banorëve të cilët ndërhynë për ta ndaluar.

Ndërkohë Klodi iu gjend pranë dhe e mori Benitën veçmas duke e qetësuar kur ajo shpërtheu në të qara.

Të ngjashme