Kryefjala Logo

Për’Puthen/ Djali i ri turk dridhet para Melisës në takim

7 Janar, 2021 | 11:28 pm

Djali më i ri që i është bashkuar Për’puthen, Murati pati një takim katër minutash në puntatën e sotme me Melisën.

Ky takim u komentua nga analisti Arjan Konomi si takimi më i bukur katër minutash dhe u shpreh se të dy ishin të lirshëm.

Murati u shpreh se kishte emocione në gjuhën shqipe.

Dialogu gjatë takimit 4 minutash:

Murati: E ke mësuar turqishten?

Melisa: Jo vetëm pak me shoqen e ngushtë.

Murati: Mendoj që do të kuptohemi.

Melisa: Mendon se jam tepër e egër?

Murati: Mendoj se ke një tip të ëmbël dhe një shumë të egër. Kjo më pëlqen.

Melisa: Kush të pëlqen më shumë?

Murati: Më shumë më pëlqen ti dhe Sindi sepse jeni më të ëmbla.

Melisa: Je i qetë si natyrë?

Murati: Më shumë jam i qetë, nuk nevrikosem shumë shpejt. Ti dukesh shumë e egër kur diskuton.

Melisa: 5 min e kam unë

Murati: Është shumë 5 minuta. Çfarë mendimi ke për një çun të huaj?

Melisa: Nuk ka lidhje, nëse e do realisht një person i kalon çdo pengesë dhe gjuha nuk është pengesë.

Të ngjashme