Lajme
Pensionistët grevë para Kryeministrisë. Të rriten pensionet nuk paguajmë dot ilaçet
23 Tetor, 2024 | 2:35 pm

Dhjetëra pensionistë protestuan sot përpara godinës së Kryeministrisë për pensionet e ulëta.
Në protestën e tyre, pensionistët u mbështetën edhe nga përfaqësues të shoqërisë civile.
Pensionistët kërkuan rritje të pensioneve dhe miratimin e minimumit jetik.
“Dua rritje pensioni. Të ketë një politikë sociale, të jetë me nivele”, tha një pensionist, sipas ATSH.
Një tjetër pensionist u shpreh se “më shkojnë 70 mijë lekë ilaçe, kërkoj pension 400 mijë lekë, nën këtë pension s’duhet të ketë”.
Një pensionist 82-vjeçar u shpreh se “kam hyrë në punë 14 vjeç e gjysmë. Kam 38 vite punë në shtet. Kam marrë titullin mjeshtër dhe pensionin e kam 180 mijë lekë. S’kam lënë vepër pa punuar. I kam pasur duart e arta. Nuk po marrim vesh gjë për skemën e re të pensioneve”.
Protestë për pensionet para Kryeministrisë, foto: Agim Dobi





















































