Showbiz
Pedagogu hidhet nga kati i 7 ne Elbasan, ja gjendja e tij
26 Janar, 2021 | 11:22 am

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në qytetin e Elbasanit. Një person ka tentuar t’i japë fund jetës dhe është hedhur nga kati i 7 i pallatit ku banonte.
Ky shtetas, identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije, fatmirësisht ka mundur të jetojë dhe ka rënë në tarracën e një fast food-i, në fund të pallatit ku ai banonte. Forca të shumta policie dhe ambulanca kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Për shkak të orarit të vonë, fast food-i në pronësi të shtetasit Ilir Zekthi nga Belshi ka qenë i mbyllur. Kjo i ka detyruar forcat e Policisë që të thyejnë xhamat e tij dhe të futen brenda për të shpëtuar banorin që ishte hedhur nga kati i 7 i pallatit.
Burime per Ballkanweb bejne me dije se i demtuari eshte pedagog.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, ndërsa fatmirësisht pedagogu ka shpëtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.
Fillimisht u raportua se fast food-i ishte sulmuar gjatë natës dhe i ishin thyer xhamat, por nga burimet bëhet me dije se ngjarja ka qenë krejt ndryshe.












































