Kryefjala Logo

Pasi e ofendoi rëndë, Amosi i kërkon falje Kiarës…

12 Shkurt, 2023 | 3:27 pm

Aktori Amos Muji Zaharia ka folur sot në “Fun club” rreth eksperiencës në Big Brother por mbi të gjitha nuk ka mundur të anashkalojë edhe ofendimin që i ka bërë Kiara Titos.

Amos tha se ka qenë një moment nervozizmi dhe i ka kërkuar ndjesë publike. Ai shtoi se as nuk e dinte që e kishte thënë.

“Duhet ta shikoja me lupë ça kisha thënë. Ishte një moment nervozizmi. E kam parë që e kam thënë. Nuk e dija që e kisha thënë. Ka dalë në sipërfaqe pa dashje. I kërkoj ndjesë”, u shpreh Amos.

Të ngjashme