Kryefjala Logo

Pas ndarjes nga Young Zerka, Ronela Hajati ka dy fjale per mashkullin ideal

13 Janar, 2021 | 10:43 am

Këngëtarja Ronela Hajati është përfolur disa herë në mediat rozë për jetën e saj private.

Së fundmi, këngëtarja zhvilloi një “lojë” me ndjekësit e saj në ‘Instagram’ ku ndër të tjera ka zbuluar cilësitë që duhet të ketë një mashkull që ta bëjë të dashurohet me të.

lg.php.gif

lg.php.gif

“Ajo kimia që në takimin e parë që e ndjen telashin. Do të të dua nëse nuk je shumë i ngjitur, gatuan lezetshëm, kemi shije të përafërta muzikore. S’dua të pajtohet me çdo gjë që them, dua të më kuptojë me një shikim dhe të arrijë të njohë atë Ronelën që e njohin shumë pak njerëz. Nuk është ndonjë gjë dhe shumë e lodhshme”, ka shkruar Ronela duke e sqaruar një e herë e mire si e do partnerin e saj

Kujtojmë se Ronela është përfolur për një lidhje dashurie me Young Zerkën. Mirëpo, vitin e shkuar gjithçka mes tyre mori fund dhe këtë gjë e konfirmuan edhe këngëtarët në fjalë.

2EF375E6 F1B8 440A B1C0 EA95DA7163EE

Të ngjashme