Lajme nga vendi
Pa të gjithë ngjarjen me sy/ Djali i Zhanetës: Edhe pasi i kishte vrarë vazhdonte të qëllonte, në një moment…
4 Janar, 2021 | 4:08 pm

Një ngjarje shokuese tronditi Tiranën para disa ditësh, ku një 59-vjeçar, Përparim Ademi ekzekutoi me armë zjarri dy motra, Zhanetën dhe Kristinën.
Ditën e sotme ka folur djali i cili pa të gjithë skenën e krimit duke u shprehur se Ademi kishte qëlluar edhe pasi i kishte vrarë ato.
Ra dera dhe më pas tezja ime çohet nga tavolina dhe shkon për ta hapur dhe pyeti kush është, personi jashtë u përgjigj Kastrioti. Tezja u mundua të mbyllte derën por ishte shumë vonë. E dija se diçka e keqe do të ndodhte, por jo kjo që ndodhi. Ai kishte hyrë tashmë dhe shumicën e plumbave pasi hyri i hëngri tezja ime. Ai vazhdonte të qëllonte edhe pasi mamaja ime kishte vdekur. Dera ka qenë e hapur, mund të shikoni se aty janë flokët e mamit tim që kanë dalur me gjithë copa të kafkës. Këtu janë plumbat dhe këpucët më gjak. Fillova duke bërtitur dhe vrapova për nga frigoriferi dhe ai u ul te këndi aty. Në momentin që u ul ai mbajti armën në fytin e tij dhe ndoshta ka tentuar të vriste veten. Por unë mendoj se këtë veprim e ka bërë që të më gënjejë mua që ai ka vdekur. Nuk kishte emocione në fytyrë, ishte gjakftohtë dhe i frikshëm. La armën e krimit aty dhe u largua menjëherë.
















































