Kryefjala Logo

Opozita sot në protestë.Çfarë pritet të ndodhë

26 Nëntor, 2024 | 10:07 am

Opozita pritet të zhvillojë sot një protestë të madhe në kryeqytet, e cila do të nisë në orën 17:00 dhe do të zgjasë deri në orën 20:00. Burime për media bëjnë të ditur se strategjia e tyre përfshin bllokimin e disa prej kryqëzimeve më të rëndësishme të Tiranës për tre orë.

Sipas skenarit të paralajmëruar, protestuesit do të shpërndahen në disa pika kyçe, përfshirë Bashkinë e Tiranës, Rrethrrotullimin e “Zogut të Zi”, “Rrugën e Elbasanit”, “Sheshin Wilson” dhe “Pallatin me Shigjeta”. Kjo pritet të shkaktojë si gjithmonë trafik të rënduar në kryeqytet.

Në fokus të protestës është lirimi i liderëve të opozitës, të cilët mbështetësit pretendojnë se janë ndaluar padrejtësisht. Një tjetër kërkesë kryesore është krijimi i një qeverie teknike që do të organizojë zgjedhjet parlamentare të pranverës së ardhshme. Opozita ka intensifikuar protestat në muajt e fundit, duke kombinuar presionin në rrugë me atë në Kuvend.

Të ngjashme