Showbiz
Operacioni antidrogë, arrestohet aktorja e njohur turke
20 Dhjetor, 2025 | 6:00 am

Një tjetër valë e operacioneve antidrogë ndaj figurave të njohura në Turqi ka përfshirë këtë herë aktoren Ezgi Eyuboglu dhe menaxherin e saj, Eser Kuçukerol.
Media turke Haberler, raporton se ata u ndaluan së bashku me pesë persona të tjerë në një aksion të zhvilluar në Stamboll, por pas marrjes së mostrave në Institutin e Mjekësisë Ligjore, të gjithë u liruan.
Prokuroria e Stambollit njoftoi se ndaj të ndaluarve janë ngritur akuza për “blerje droge për përdorim personal”, “prodhim dhe tregti të lëndëve narkotike” si dhe “nxitje për prostitucion”.
Avokati i Ezgi Eyuboglu mohoi çdo lidhje të aktores me akuzat, duke thënë se ajo ndodhej rastësisht në banesën e menaxherit gjatë kontrollit të policisë.
Gjatë operacionit, policia gjeti armë pa leje, pilula narkotike, drogë kristal dhe kartëmonedha false. Ndërkohë, pasuritë e Kas?m Garipo?lu, i kërkuar nga autoritetet, u sekuestruan.
Ky është vala e dytë e operacioneve ndaj të famshmëve, pas ndalimit të emrave të njohur në fushën e medias dhe televizionit, si dhe të biznesit.











































