Showbiz
Olti Curri në YouTube zbulon emrat e dy opinionisteve të BB VIP Kosova 4
15 Nëntor, 2025 | 5:28 pm

Në një video të re në kanalin e tij në YouTube, Bloggeri Olti Curri ka zbuluar ekskluzivisht emrat e dy opinionisteve që do të jenë pjesë e sezonit të katërt të Big Brother VIP Kosova. Ndryshe nga formatet e mëparshme, këtë herë prodhimi ka zgjedhur të sjellë dy opinioniste femra, duke ndryshuar skemën tradicionale mashkull–femër.
Sipas Olti Currit, opinionistet e reja do të jenë:
Olta Gixhari, e cila njihet për eksperiencën e saj në reality show-t shqiptare dhe ka qenë opinioniste edhe në BB VIP Kosova 3. Me stilin e saj të drejtpërdrejtë dhe komentet pa filtër, pritet të sjellë energji dhe debate të forta në studio.
Por surpriza është Leonora Jakupi, këngëtarja ikonë me karrierë të gjatë në muzikë, e cila këtë sezon vjen në një rol të ri si komentatore e zhvillimeve brenda shtëpisë së famshme. Prania e saj shihet si një risi që do t’i japë lojës një perspektivë më të butë, por të mprehtë artistike.
Edhe këtë vit, BB VIP Kosova do të moderohet nga dyshja e suksesshme:
Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, të dy të rikthyer në drejtimin e emisioneve prime time, ata pritet të mbajnë ritmin e spektaklit që tashmë është shndërruar në një ndër produksionet më të komentuara në rajon.
Sezoni i katërt i BB VIP Kosova po vjen me risi dhe prurje të forta, dhe duket se formacioni i opinionisteve është vetëm njëra prej surprizave që publiku do të zbulojë së shpejti.












































