Showbiz
Nuk mban më Luizi:”Unë rrezikohem me u përjashtu ajo zgërdhihet me balerinin”
1 Mars, 2023 | 12:20 pm

Mbrëmë nata u fokusua tek marrëdhënia Luiz-Kiara që nuk po kaloj ditët më të mira.
Pas lojës nga BB që vajzat dolën të humbura midis çiftit duket se është krisur diçka.
Kiara po mban qëndrim ndaj Luizit dhe duket se ky i fundit është lodhur duke pasur të gjithë kundër,përfshirë të dashurën e tij.
Duke folur me Ermionën Luizi shprehet:
“Shif ku jam unë jam këtu se s’më zen vendi vend ajo është atje, t’u qesh, t’u kërcy sikur ka ndodh para 1 muaji ky muhabet, në një kohë që s’du me i vënë faj as asaj as vetes por për shkak të bllokimit tim e reagimit të saj unë rrezikova me u përjashtu.
Unë nuk zgërdhihem pas asaj që ndodhi.”










































