Showbiz
Nuk lejohet por Oltës emrat që nxorri në nominim ja tha Maestro!(Video)
19 Shkurt, 2023 | 12:27 pm

Mbrëmjen e djeshme pas shumë debateve të përsëritura dhe të lodhshme për publikun,i vetmi moment disi interesant ishte zarfi i kuq për Oltën.
Ajo fitoi lojën kundër Luizit ndaj edhe Vëllai i Madh i dha të drejtën të nxirrte në nominim 3 emra.
Olta zgjodhi Luizin,Kiarën dhe Bledin.
Duke patur parasysh që me Kiarën nuk ka asgjë personale,madje dhe si lojtare nuk i është dukur kurrë e fortë dhe se mund ti ‘kërcënojë’ asaj lojën,njerëzve ju duk sikur e zgjodhi vetëm për të goditur Luizin.
Por,gjërat nuk ndodhën rastësisht kështu..
Në një video duket maestro duke biseduar me Oltën dhe i thotë:”Te kutia pandorës ti thuaj Kiara,Luizi dhe Bledi.Ajo duhet të vrasë me një gur,dy zogj”
E nëse Kiara del bën mirë të shikojë se nuk i erdhi e “keqja” vetëm nga Olta,por nga personi që ajo vetë ka thënë do më së shumti në shtëpi bashkë me Luizin.
Madje ka dalë edhe kundër të dashurit të saj për ta mbrojtur..












































