Lajme
Një tjetër sherr me thikë në Tiranë, plagoset studenti 20 vjeçar
21 Nëntor, 2024 | 1:03 pm

Teksa mbahej protesta e qytetarëve për Martin Canin, një tjetër sulm me thikë ka ndodhur pranë një universiteti privat. Një i ri 19 vjeçar është plagosur.
Tiranë/Informacion paraprak
– Më datë 21.11.2024, në Qytet Studenti, në rrugën “Sotir Kolea”, gjatë një konflikti dyshohet se shtetasi A. A., 19 vjeç, ka goditur me mjet të mprehtë shtetasin A. D., 20 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes
















































