Showbiz
Një hap larg fitores! Ja kush është finalisti i parë i BB Vip Kosova 4
14 Shkurt, 2026 | 1:48 am

Një tjetër moment i fortë ka shënuar rrugëtimin e këtij edicioni të “Big Brother VIP Kosova 4”, ku Ludo është shpallur zyrtarisht finalisti i parë i shtëpisë më të famshme në vend.
Mes emocioneve të forta dhe një atmosfere plot tension, emri i tij u përmend si banori që ka fituar besimin dhe mbështetjen më të madhe të publikut, duke i siguruar kështu një vend në finale.
I prekur nga ky moment i rëndësishëm, Ludo nuk arriti t’i mbante lotët e gëzimit. Me zërin që i dridhej dhe sytë e mbushur me lot, ai falënderoi të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë këtij rrugëtimi.
“Ju falënderoj nga zemra, jam shumë i prektë. S’di qysh me jau kthy, ju falënderoj nga zemra”, u shpreh ai, duke treguar mirënjohjen për publikun që e ka çuar deri në këtë pikë.
Tashmë gara bëhet edhe më e fortë, pasi vendi i parë në finale është zënë dhe banorët e tjerë do të duhet të luftojnë fort për të siguruar një vend pranë tij në natën finale.












































