Showbiz
Një gjë është e sigurt, Stresi nuk do të hynte kurrë në “Big Brother Albania”
20 Janar, 2023 | 8:52 pm

Stresi është shprehur se ndjehet shumë i lumtur që është bërë pjesë e “Big Brother VIP Kosova”. Në një bisede me Gresën, modelja e pyeti nëse do të shkonte në “Big Brother VIP Albania”, por përgjigja e reperit ishte e prerë: “Kurrë!”
Sipas reperit ka shumë arsye sepse ai do t’i thoshte jo ftesës së produksionit të BBVA. Nuk i dimë arsyet e tij por me siguri duhet të jenë të forta përsa kohë ai u bë pjesë e “Big Brother Vip Kosova”.
Brends “Big Brother Vip Kosova” ai nuk ka ngurruar të flasë për ish-partneren e tij Kejsin.Arkimed Lusha është shprehur se i dhemb shumë ndarja e tyre.











































