Showbiz
Një ditë pas Shën Valentinit Getinjo shtrohet në spital
17 Shkurt, 2023 | 10:04 am

Një ditë pasi festoi ‘Shën Valentinin’, reperi dhe ish-banori i ‘Big Brother VIP Kosova’, Getinjo ka përfunduar në spital. Ai publikoi një ‘instastory’ një foto ku tregonte se ishte sëmurë. Në foto, shihej se Geti ishte i shtrirë në shtratin e spitalit duke marrë serum.
“Një grip i keq ish tu u sill, po të lodhke tepër”, ka shkruar ai pra mesa duket edhe reperi nuk i ka shpëtuar virozave të stinës, që janë duke i vuajtur të gjithë.
Ai e ka festuar ditën e të dashuruarve krah partneres së tij, Vivit dhe lidhja e tyre duket se po shkon për mrekulli.













































