Lifestyle
Nismë konkrete nga doktor Skerdi Faria: “Rroga të larta për t’i mbajtur të rinjtë në Shqipëri”
16 Qershor, 2023 | 5:03 pm

“E ardhmja është këtu në vendin tonë”. Janë këto fjalët e mjekut Skerdi Faria, i njohur ndryshe edhe si doktori i Vipave.
CEO i “KEIT Day Hospital”, doktor Skerdi ka ndërmarrë së fundi një nismë përmes të cilës synon të nxisë të rinjtë të qëndrojnë në Shqipëri. Është pikërisht rritja e pagave për të cilën doktor Skerdi shprehet se do të frenojë gjithashtu edhe plakjen e popullatës, një fenomen me të cilin po përballet sot e gjithë Europa.


Në një festë të mbajtur në një nga resortet e njohura të Dajtit, Faria u ka komunikuar më shumë se 170 bashkëpunëtorëve të tij pagat e reja që shënojnë deri në 20% më shumë rritje në pagën aktuale.
E duket se me këtë strategji, doktor Skerdi ja ka dalë, që jo vetëm të ketë në stafin e tij punonjës profesionalë dhe me integritet, por gjithashtu të mbajë pranë vetes të rinj të talentuar, të cilët kanë lënë pas përvoja në Itali, Francë, apo Katar për t’u rikthyer në vend.
Dikur edhe vetë një emigrant në Itali, dr. Skerdi është sot një sipërmarrës që 13 vite më parë investoi fitimet e emigracionit në vend e që sot punëson kirurgët italianë dhe sjell në Shqipëri pacientë nga e gjithë Europa.
“Isha emigrant në Itali, u ktheva në moshën 40 vjeçare, investova sa kisha mundësi dhe tashmë jemi rritur goxha. Unë e konsideroj se unë jam zemra dhe punonjësit e KEIT janë të rrahurat e zemrës sime. Pa të rrahurat zemra nuk funskionon”, thotë ai për “Kryefjala”.



Aktualisht, paga mesatare në KEIT është 90 mije lekë të reja neto dhe kjo është rritja e dytë e pagave pas pandemisë.
KEIT ofron gjithashtu rrogën e 13- të, shpërblim 100 mijë lekë të reja për çdo nënë apo baba të ri, ndërsa për drejtuesit ky shpërblim është 150 mijë lekë të reja dhe 7 mijë lekë bonus mujor për çdo fëmijë nën 18 vjeç dhe për personat me aftësi të kufizuara në familje.
Në tetor 2022 kompania ka paguar mbi 4 milionë lekë të reja bonus për punonjësit, në përgjigje të krizës ekonomike dhe inflacionit nga lufta në Ukrainë.
Kujtojmë gjithashtu se Dr. Skerdi dhe KEIT janë pjesë dhe inicues të shumë angazhimeve sociale dhe komunitare, ku veçojmë mbjelljen e pemëve në qytet, dhurimin e gjakut dhe mbështetjen çdo muaj me bursa për të rinjtë e talentuar të kryeqytetit. KEIT është i vetmi institucion që ka plotësuar standardet dhe ka liçencë si spital ditor për kirurgjinë estetike në vend.



















































