Showbiz
“Ngele duke kopjuar Heidin”, Vesa Smolica i përgjigjet komenteve
23 Korrik, 2024 | 12:38 pm

Këngëtarja e njohur, Vesa Smolica është shumë aktive dhe mjaft e ndjekur në rrjetet sociale.
Së fundmi ajo ju dha mundësinë fansave ti bënin pyetje në InstaStory, mirëpo këta të fundit e kanë shfrytëzuar mirë rastin dhe nuk kanë nguruar t’i hedhin edhe kunja.
Një ndër komentet me ‘spec’ ishte “Ngele duke kopjuar Heidin me flokët që i ke bërë njësoj”. Vesa e ka marrë qetë gjithë këtë situatë dhe nuk ka hezituar të përgjigjet me detaje:
“Zemrat e mia me zor po pres me i rikthy sikur i kam pasur, por për me më dalë ngjyra karrot më është dashur t’i bëj me blanzh për me e hek urgjent edhe ka dalë ngjyra që e kam tani”, u shpreh këngëtarja.













































