Showbiz
Nga American Idol në Fest 64’, Kim rrëfehet në Podfestë
29 Nëntor, 2025 | 6:27 pm

Në episodin e 6 të të Podfestë ishte i ftuar KIM, artisti i ri, por shumë i talentuar me orgjinë nga Kosova i cili u bë i njohur kur mori pjesë në spektaklin Amerikan Idol dhe këndoi shqip përpara një jurie ndërkombëtare. Përballë pyetjeve të drejtoreshës artistike të Fest 64 Elhaida Dani Kim rrëfen se dëshira për të marrë pjesë në festivalin e fundvitit u konkretizua vitin e kaluar, pasi u frymëzua nga Shkodra Elekronike, por edhe shija e mirë e festivalit të vitit të kaluar.
“Festivalin e shihja normalisht në Youtobe, intervistat e gjithçka tjetër dhe mendova vitin tjetër do të marr pjesë.
Rrugëtimi muzikor i artistit nuk ka qënë i lehtë.
“ Unë jam rritur në një familje muzikantësh, me muzik në shpi, kshu që edhe unë kam filluar të këndoj që në moshë të re. “Unë ja dedikoj gjithçka mamit sepse ajo për të na rritur ne, mua dhe motrën nuk pati mundësi të vazhdonte ëndrrën e saj, kshu që ajo është tepër krenare që unë tani vazhdoj muzikën”, shprehet Kim.
Historia e këngës është po aq e veçantë sa vet historia e jetës së artistit pasi këngën e ka shkruar në aeroport, një nga vendet më të ftohta sipas tij.
“Fillimisht këngën e kam shkruajtur në anglisht dhe më pas mora vesh që duhej në shqip, nuk më vinte asnjë fjalë fillimisht, kur aty për aty më kalon para një çift Shqiptar të moshuar të cilët flisnin të shqetësuar për avionin të cilin mendonin se e kishin humbur, pasi pas 30 vitesh ata do të takonin djalin e tyre, aty thjesht fjalët më erdhën vet, sepse edhe historia ishte shumë e dhimbshme, aty mendova “ njerëzit vuajnë dhe sakrifikojnë për një jetë më të mirë” , por unë do të shkruaj për shpresën dhe e titullova këngën “Prap dielli del”.
Kim shprehet se Eurozionin e ka pasur ëndërr ndërsa tani e ndjen më afër se kurrë. “ E ndjej që Eurovizion është afër meje” , por sido që të shkojë jam i lumtur.










































