Showbiz
Nga aeroporti drejt e në prova të Fest 64′ Arilena dhe Elhaida kapen mat nga Andi Vrapi.
15 Dhjetor, 2025 | 9:01 am

Vetëm dy ditë na ndajnë nga nata e parë e Fest 64’ dhe kuriozitet është i madh për parapërgatitjet. Ditën e sotme disa orë para provave gjenerale, në aeroport janë kapur nga gazetari Andi Vrapi, drejtoresha e Fest Elhaida Dani dhe prezantuesja Arilena Ara.
Elhaida Dani ka qenë duke udhëtuar nga Milano, pas koncertit të suksesshëm Domenica In, e cila ka qenë e shoqëruar nga Riccardo Cocciante dhe artistë të mëdhenj.
Arilena Ara ka qenë në Amsterdam dhe Andi Vrapi kthehej nga Vjena pasi kishte ndjekur një tjetër koncert. Ata u bënë bashkë në aeroport në këtë ditë të rëndësishme para Fest 64’, një takim i rastësishëm dhe moment epik.













































