Kryefjala Logo

Netflix së shpejti do të hapë një restorant. Gatimet do të bazohen në histori që ne i njohim mirë

22 Qershor, 2023 | 2:53 pm

“Të shohësh është bukur, të hash është më mirë” kjo është motoja më e re që do të ketë restoranti i parë i Netflix që do të quhet “Netflix Bites”. Menuja e restorantit po mbahet ende sekrete megjithatë thuhet se pjesë e tij do të jenë të gjitha pjatat që ne i kemi parë nëpër seriale të ndryshëm, e që na kanë lënë pa mend. Një tjetër detaj interesant lidhet me faktin që për ti gatuar këto pjata nuk do të jenë chefa të thjesht kuzhine, por do të jenë vetë chefat që kanë gatuar në këto filma apo seriale. Restoranti do të hapet në 30 gusht në Los Angeles dhe prenotimet deri tani janë të shumta.

Të ngjashme