Kryefjala Logo

“Nëna dhe motra humbën jetën në një aksident në Kroaci, banorja e BBVK me një të shkuar të dhimbshme

18 Nëntor, 2025 | 7:30 am

Një influencere i është bashkuar shtëpisë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP.

Bëhet fjalë për Eliona Binakaj, që është më e reja në të gjithë edicionet e Big Brother.

Eliona Binakaj, kishte rrëfyer më herët për humbjen tragjike të nënës dhe motrës në një aksident trafiku në Kroaci.

Ishin duke udhëtuar drejt Kroacisë, pasi kishin ardhur më parë në Kosovë.Gjatë rrugës, ndodhi një aksident shumë i rëndë, i cili ndodhi papritur dhe pa kohë për reagim.Motra dhe nëna e saj humbën jetën në vend, gjë që Elijona e përshkruan si momentin më traumatik të jetës së saj. Ajo vetë mbijetoi, por u përball me lëndime fizike dhe goditje të fortë emocionale. Elijona thekson se momentet ishin kaotike, plot panik, pasiguri dhe dhimbje. Ajo tregon se nuk është e lehtë të rikthehet te detajet e aksidentit, sepse i shkaktojnë kujtime të rënda dhe ankth emocional.

Pas aksidentit, ajo u përball me proces të gjatë shërimi emocional, duke u mbështetur te familja, miqtë dhe komuniteti.

https://youtu.be/ewrX0u92y7I?si=Iwb5LZ7fRr-v-6BV

Të ngjashme