Kryefjala Logo

Në ditëlindjen e Alban Hoxhës, Çiljeta Xhilaga zgjedh fjalë zemre: Faleminderit që nuk u largove kur u duk më e lehtë të ikje…

23 Nëntor, 2025 | 6:35 am

Çiljeta Xhilaga i ka bërë një urim shumë emocional partnerit të saj, portierit, Alban Hoxha, me rastin e ditëlindjes.

Këngëtarja ka ndarë në Instagram një foto të thjeshtë, por të mbushur me ndjesi, duke e shoqëruar me një dedikim të gjatë, ku flet për dashurinë, familjen dhe sfidat që kanë kaluar së bashku.

“Kam zgjedhur këtë foto të thjeshtë… nga një ditë e thjeshtë… por një nga ditët tona më të lumtura,” shkruan ndër të tjera Çiljeta, duke theksuar se lumturia e tyre nuk ka pasur kurrë nevojë për zhurmë, por vetëm për një të vërtetë: ata të dy dhe dashuria që nuk dorëzohet kurrë.

Ajo e përshkruan marrëdhënien me Albanin si një histori plot flakë e zjarr, grindje e pajtime, përqafime që shërojnë gjithçka dhe dy shpirtëra që nuk janë dorëzuar as kur “stuhitë kanë dashur t’i rrëzojnë”. Në tekst, Çiljeta e quan Albanin “babai që i rrit me dashuri dhe me sakrifica dy djemtë tanë, që sot janë pasuria më e madhe që kemi”.

Më tej, këngëtarja falënderon portierin për forcën, burrërinë dhe karakterin e tij, duke shtuar se e zgjedh çdo ditë dhe lutet që Zoti t’ia mbajë zemrën të fortë e të ndritshme, që ëndrrat e tij të marrin fluturim dhe familja e tyre të rritet me bekim, qetësi dhe gëzime pa fund.

Në fund të urimit, Ciljeta i shpreh përsëri dashurinë:
“Të dua sot, nesër dhe çdo ditë që frymoj. Gëzuar ditëlindjen, dashuria ime. Edhe 100 me shëndet, me begati dhe me Zotin mbi ne.”

Postimi i saj është pritur me shumë pëlqime dhe komente nga ndjekësit, të cilët kanë uruar Alban Hoxhën për ditëlindjen dhe kanë komplimentuar çiftin për lidhjen e fortë dhe familjen e bukur që kanë ndërtuar.

IMG 7107
Screenshot

Të ngjashme