Showbiz
Ndjekësit kontrollojnë me lupë çdo lëvizje të Kiarës. Lum kritikash vërshojnë drejt saj…
17 Shkurt, 2023 | 7:29 pm

Një ‘lumë’ kritikash kanë nisur që prej disa ditësh për Kiara Titon.”Vëllai i Madh” zhvilloi një lojë me banorët, të cilët duhet t’ju përgjigjeshin pyetjeve rreth dashurisë dhe eksperiencave të tyre të mëparshme. Fakti që Kiara u përgjigj dhe foli relativisht gjatë për lidhjen e dashurinë e saj të parë (Butrint Imeri), ndërsa Luizi u tregua më i rezervuar, nuk i pëlqeu ndjekësve, të cilët vërshuan me komente.
Ndjekësit detajistë po kontrollojnë çdo lëvizje të Kiarës dhe së fundmi po bëhet viral një moment i saj, ku Kiara nuk e lejoi Luizin të shtrihet në të njëjtin krevat me të. Tensioni vijoi sot në mëngjes, ku Kiara u zgjua dhe nuk e përshëndeti as me “mirmëngjesi” Luizin. Në një sqarim më vonë, Kiara u shpreh e mërzitur sepse Luizi “iku” kur ajo “nuk ishte në terezi.”
Fansat janë të ndarë në dy grupe tashmë. Disa e shikojnë sjelljen e moderatores si diçka që tregon se ajo nuk e do Luizin, ndërsa të tjerë mendojnë se Kiara po ndikohet nga produksioni.












































