Showbiz
Ndahet nga jeta Shpat Kasapi, artistët shprehin ngushëllimet, mes tyre edhe Afërdita Dreshaj
26 Nëntor, 2025 | 4:51 pm

Shpat Kasapi vdiq pas një ataku në zemër, në moshën 40-vjeçare.
Rezart Veleshnja ka treguar se artisti ishte bashkë me ish-gruan në Itali për shkak të problemeve shëndetësore të djalit të tyre, i cili shpesh është dërguar atje.
Ai njoftoi se e para që pa Shpatin pa shenja jete, ishte Selvija, ish-bashkëshortja.
“Mbajta veten shumë. Nuk ma merrte mendja. Ai në fakt në Itali ka qenë për dy arsye dhe për djalin, ka një problem. Atje ka shkuar edhe për kurimin e tij bashkë me ish-gruan. Shpatit i ka ndodhur në dhomën kur ka hyrë dhe Selva tha se ai ishte i shtrirë në krevat dhe nuk dha më asnjë shenjë jete, pa puls pa asgjë. Ajo u shtrëngua dhe ka lajmëruar stafin e hotelit”.
“Që të flisja unë për Shpatin nuk do ma merrte mendja. Në këto momente duhet ta falënderojmë për momentet e bukura që na ka dhënë”.
“Jam rritur me të. Që kur kemi qenë të vegjël kemi qenë në aktivitete kulturore kudo. Kemi pasur lidhje familjare shumë të mirë. Nuk e di çfarë gjendje do jenë familjarët”, u shpreh aktori për Top Channel.
Më tej, ai tha se artisti nuk ka pasur probleme shëndetësore, por shtoi se ataku në zemër mund t’i ketë ardhur edhe nga gjenetika, pasi sipas tij, edhe babai i këngëtarit pati vdekur në mënyrën e njëjtë.
“Jo, nuk ka pasur probleme me shëndetin. Ka qenë diçka e familjes, gjenetike sepse edhe babai i Shpatit vdiq nga ataku në zemër. Ai ka pasur shëndet të mirë këto vitet e fundit, zgjidhte edhe ushqimin, bënte kontrolle të rregullta, me sa duket edhe trupi mbase e ndien vet dhe Shpatit i ndodhi kjo që nuk do ma merrte mendja”.
Ndonse Selvija ka bërë edhe një dedikim në rrjetet sociale për të.

Nuk kanë munguar as postimet nga miqtë e tij si Luana Vjollca, Vesa Luma, Dren Abazi, Big Mama, Adelina Tahiri, Xhensila Myrtezaj, Olti Curri etj.




















Në këto ngushëllime është bashkuar edhe ish e fejuara e tij Afërdita Dreshaj.













































