Kryefjala Logo

Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar Xhemil Tagani

4 Janar, 2021 | 12:27 pm

Nga dita e sotme artit shqiptar do t’i mungojë një aktor i shquar. Artisti i teatrit dhe kinematografisë, Xhemil Tagani, është ndarë sot nga jeta në moshën 75-vjeçare.

Xhemil Tagani u lind në Tiranë, më 6 shkurt 1945, ndërsa studioi në Institutin e Lartë të Arteve, dega e dramës. Ai ka më shumë se 70 role në Teatrin Kombëtar, dhe më pak në kinematografi. Xhemil Tagani ka interpretuar role në filma të ndryshëm, ku spikati Me 1968 filloi punë si aktor ne Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) derisa doli në pension. Luajti mjaft role të dyta dhe episodike. U shqua për krijimin e karaktereve.

Pas vitit 1992, si rolet e tij më të arrira mund të përmenden: Agroni te “Shokët”, Alqi te “Studentja e vitit të fundit”, Tushka te “Një nuse për Stasin”, Uçi te “I pazvëndësueshmi”, Selimi te “Bashkë me Agimin”, Ina te “Arturo Ui”, Peç Mbloçi te “Lumi i vdekur”, Reizi te “Duke u gëdhirë viti 1945”, Samiu te “Kështu të dua”, Thomai te “Nën dritat e skenës”, te “Kryqi i bardhë”, etj.

Ai u shkëput nga Teatri, duke e mbyllur karrierën e tij mbi tre dekada në skenën e Teatrit Popullor. veçanërisht me rolin e priftit në filmin “Përrallë nga e kaluara” (1987), si dhe me rolin e beut tek filmi “Toke e përgjakur” (1976).

Icon Style

Të ngjashme