Lifestyle
“Mos e teproni me besimin në vetvete”thonë yjet për Shigjetarin
17 Korrik, 2021 | 10:29 am

Dashi
Ka gjasa të realizoni një udhëtim të shkurtër. Ekziston mundësia që një prej të njohurve të rinj të ketë lidhje me profesionin tuaj dhe do t’ju sjellë të mira.
Demi
Do të refuzoni qëllimisht të bini në kompromis këtë të shtunë . Nëse do të qëndroni vetëm dhe nuk do të bashkëpunoni me të tjerët, nuk do të keni rezultate pozitive.
Binjakët
Mund të përfshiheni në një situatë mjaft delikate. Mos flirtoni me persona që janë në një marrëdhënie dhe mos provokoni xhelozi nëse jeni të martuar.
Gaforrja
Nëse nuk ndiheni në gjendjen e duhur për të punuar, bëni të pamundurën që të bëni pushim, për t’u ndjerë mirë në ditët në vijim dhe të shijoni frytet.
Luani
Mund të befasoheni nga vizita e dikujt gjatë ditës së parë të kësaj fundjave. Mund të bëhet fjalë për ish partnerin/partneren tuaj, një mik të vjetër ose shoqen e fëmijërisë me pak fjalë,vjen nga e shkuara.
Virgjëresha
Ekziston mundësia të futeni thellë në mendime këtë të shtunë, gjë do t’ju çojë edhe drejt marrjes së një vendimi. Idetë e reja janë të mirëpritura, mbi të gjitha në punën tuaj.
Peshorja
Ndiqni intuitën për çështjet e zemrës. Në këtë mënyrë, ka gjasa të shpëtoni marrëdhënien tuaj. Bëni kujdes me dietën dhe përpiquni të kryeni sa më shumë aktivitet fizik.
Akrepi
Këtë të shtunë do të kuptoni më shumë se kurrë se dashuria zëvendëson gjithçka. Do të kaloni një ditë ku do të dominojë pozitiviteti. Do të fitoni para mjaftueshëm, por bëni kujdes me blerjet e mëdha sepse mund ta fusësh veten në probleme ekonomike.
Shigjetari
Mos e teproni me besimin në vetvete. Respektoni ndjenjat e të tjerëve, sidomos kur bëhet fjalë për persona më të mëdhenj në moshë se ju.
Bricjapi
Gjatë kësaj të shtune do të mësoni një lajm që do të ndikojë pozitivisht në jetën tuaj. Është mjaft e rëndësishme që të kryeni aktivitet fizik, por mos e tejkaloni masën.
Ujori
Mendohuni mirë para se të merrni një vendim të rëndësishëm për të investuar aty ku ju keni kohë që e planifikoni. Ekziston mundësia të përfundoni me sukses një projekt të komplikuar.
Peshqit
Mos hezitoni ta shpallni planin tuaj për një biznes të caktuar apo të shpallni marrëdhënien tuaj romantike. Tregojini qëllimet tuaja dhe duhet të jeni krenar për ato çfarë keni arritur.















































